Politike

Të martën mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë/ Teliti: A do e lejojë Rama-Veliajn të flasë para se ta shkarkojë

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Teliti shkruan se para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.

20 Shtator 2025, 16:11 Nga E. D
Të martën mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë/ Teliti: A do
Dorian Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit, Dorian Teliti ka reaguar para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të martën, ku do të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Teliti shkruan se para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.

Teliti gjithathashtu thekson se opozita nuk ka frikë nga ajo që Veliaj mund të thotë, përkundrazi, kërkon që ai të vijë dhe të përballet me të zgjedhurit vendorë dhe me publikun dhe  të tregojë disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit. Më tej Teliti ngre një pikëpyetje nëse do të lejojë qeveria që Veliaj të flasë vetë para se ta heqin. 

Reagimi i plotë i Dorian Telitit

“FJALA E VELIAJ” vs “LEJA E QEVERISË”!
???? Të martën është dita kur Veliaj pritet të shkarkohet nga detyra nga Këshilli Bashkiak. Ama para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.
???? Opozita jo vetëm që nuk trembet nga ajo fjalë, por kërkon / insiston që Veliaj të jetë aty, ballë për ballë, për t’i thënë atij dhe treguar qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit.
❓ Pyetja që sot bën Tirana – dhe gjithë Shqipëria – është e thjeshtë: A do e lejojë qeveria Veliajn të dalë nga burgu për të folur, apo do ta mbajnë mbyllur nga frika se mos i del boja edhe atyre bashkë me të?
???? Sepse kur ke ndërtuar një regjim mbi propagandë dhe teatër, një fjalë e vetme jashtë skenarit prish gjithë shfaqjen.
❌ Për shkarkimin e Veliaj duhej leja e qeverisë… po për fjalën e Veliaj, a do jepet ndonjë leje?
E marta po vjen…

dorian teliti

Sondazh

Poll