Aktualitet

Po luante futboll me miqtë e tij në Itali, 21-vjeçari shqiptar humb ndjenjat në mes të fushës, në gjendje kritike për je

4 Shkurt 2020, 08:15 Nga DOSJA
Po luante futboll me miqtë e tij në Itali, 21-vjeçari shqiptar

ITALI– Një 21-vjeçar shqiptar është dëmtuar rëndë gjatë një ndeshjeje futbolli me miqtë e tij në Treviso të  Italisë.

Mësohet që i riu shqiptar është ndierë keq nga ana shëndetësore gjatë ndeshjes dhe ka rënë në tokë pa ndjenja, ku për pasojë ka përplasur edhe kokën.

Sipas mediave italiane, shqiptari i indetifikuar me incialet  A.N, dyshohet të ketë pësuar probleme me zemrëm, ndërsa aktualisht ai ndodhet në spitalin Ca’Foncello në Treviso, në njësinë koronare në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, vetm  20 minuta pasi i riu shqiptar kishte nisur lojën  me miqtë e tij.

Sipas mediave të huaja është mësuar se 21-vjeçari shqiptar kishte vuajtuar që në vegjëli nga problemet me zemrën, ndërkohë për këtë arsye e ka pasur të ndaluar të ushtrojë aktivitete të tilla.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 21-vjeçar shqiptar itali treviso 21-vjeçar shqiptar itali treviso

Sondazh

Poll