Politike

“S’kishte zot që i shkulte..."/ Rama: I erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që na nxinë jetën

Kreyeministri gjithashtu theksoi se sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh ishin lënë për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë.

20 Shtator 2025, 15:05 Nga E. D
“S’kishte zot që i shkulte..."/ Rama: I erdhi fundi edhe
pamje nga vendngjarja

VLORË- Kreyministri Edi Rama ka ndarë pamjet e makinave të grumbulluara të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara në Vlorë. Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se i erdhi fundi edhe varrezave të "provave" që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë. Kreyeministri gjithashtu theksoi se sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh ishin lënë për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë.

Postimi i Ramës:

Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që na nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore. Shikojeni ç’bëhet me varrezën e “provave” në Vlorën Turistike

edi rama

Sondazh

Poll