Arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë/ 47-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve
4 Shkurt 2020, 07:33Nga DOSJA
Vlorë– Policia e Vlorës ka arrestuar 47-vjeçarin Bardhosh Mino (Lytaj), pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje, grabitje, drogë dhe falsifikim, vepra penale këto të kryera në shtetin grek. Mino në vitin 1998, në afërsi të Patras, grabiti dhunoi dhe vrau dy turistë anglez dhe për këtë u dënua nga gjykata e shkallës së parë me burgim të përjetshëm. Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe një arratisje nga burgu i Greqisë në kohën kur vuante dënimin e dy turistëve anglez. Ndërsa për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Bianco”. Kapet i kërkuari për disa vepra penale në shtetin Grek. Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, Sektori i Hetimit te Krimeve në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin “Bianco” mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: B.M (L), 47 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kinë–Selim Belortaja, ambasadori shqiptar në Kinë, në një postim të fundit në Facebook ka deklaruar se ende nuk ka një ilaç për koronavirusin dhe se 50 d...
Tiranë- Shemsi Prençi ka deklaruar në emisionin “360gradë” në RTV Ora, se ministri Sandër Lleshaj duhet të dalë publikisht dhe të thotë se kush e vrau...
Shqipëri-Pasi të ketë përfunduar ekspertiza e thelluar për objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, do të ndërmerret një fushatë ekspertimi për të gjitha ...
TIRANË– Ditën e sotme është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit, Andon Mëhillaj, i njohur si anëtar i bandës së Julian Sinanajt. Në të njëjtën ditë, një pe...
TIRANË- Zëvendës Minsitri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka reaguar sot në lidhje me paketën anti-KÇK, duke thënë se nëse Operacioni Forca e Ligjit do t...
TIRANË– Bashkëshortja e Altin Hajrit ka treguar në Polici se bashkëshorti i saj Altini, i shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, sap...
TIRANË- Tartar Bazaj ditët e fundit, për shkak të veprimeve të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është vënë në qendër të mediave. Ditën e djeshme u ...