Aktualitet

Shemsi Prençi: Lleshaj të zbulojë se kush e vrau Kastriot Reçin, lidhja e gruas së tij me ish-drejtorin e vrarë të OSHEE-

4 Shkurt 2020, 06:56 Nga DOSJA
Shemsi Prençi: Lleshaj të zbulojë se kush e vrau Kastriot

Tiranë- Shemsi Prençi ka deklaruar në emisionin  “360gradë”  në RTV Ora,  se ministri Sandër Lleshaj duhet të dalë publikisht dhe të thotë se kush e vrau Kastriot Reçin në Rrëshen.  Këtë deklaratë ai e bëri,  pasi u shpreh se bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, është kushërira të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, Saimir Jakut. Sipas tij ky i fundit ka qenë në konflikt me Reçët. Premçi shtoi më tej se ministri duhet të dalë dhe të thotë ato që i ka thënë familja Reçi për këtë ngjarje.

“Duhet ta pyesim publikisht ministrin Lleshaj kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i nuses, i bashkëshortes së ministrit. Të dalë t’ia thotë publikut ose të zbulojë kush e ka bërë vrasjen. Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është kushërira të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, që ka qenë në konflikt me Reçët. Ta zbulojë vrasjen zoti ministër, ose të dalë publikisht. Atëherë do të jetë i besueshëm ministri për udhëheqjen e anti-KÇK, ose është pjesë e saj. Të thotë se çfarë i kanë thënë Reçët  ministrit nëse ai nuk del dhe ta thotë nuk duhet ta marrë përsipër anti-KÇK-në”, u shpreh ai.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj shemsi prenci vritet kastriot reci sander lleshaj shemsi prenci vritet kastriot reci

Sondazh

Poll