Aktualitet

Shkrumbohen katër makina në Durrës, përfshihet nga flakët edhe kati i parë i një ndërtese

Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera.

19 Shtator 2025, 17:32 Nga E. D
Shkrumbohen katër makina në Durrës, përfshihet nga
pamje nga vendngjara

DURRËS- Katër Makina janë përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në Spitallë të Durrësit. Siç shihet në pamje flakët kanë përfshirë makinat dhe vendin ku ishin të parkuara. Makinat ishin të parkuara në një godinë e cila ishte në ndërtim. Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta.

durres

Sondazh

Poll