Aktualitet

DASH: Aplikuesit për vizë jo-emigruesë të paraqiten parë ambasadave amerikane të vendit të tyre

DASH shkruan se ata duhet të caktojnë intervisën e vizës vetëm në këto vende.

19 Shtator 2025, 17:20 Nga E.d
DASH: Aplikuesit për vizë jo-emigruesë të paraqiten
foto ilustruese

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje që aplikatët për vizë jo-emigruese të paraqiten pranë ambasadës në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. DASH shkruan se ata duhet të caktojnë intervisën e vizës vetëm në këto vende. Ai njofton se aplikuesit do ta kenë më të vështirë të pranohen nëse aplikojnë në vende të tjera. Nëse kjo ndodh tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen.

Postimi i DASH

Vëmendje! Aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen. 

dash shba vizë

Sondazh

Poll