Politike

Kërkoi sërish lirimin nga burgu/ GJKKO lë në burg Metën, avokati: Çështje politike, ne do të vijojmë betejën

Kërkesa e Ilir Metës, e depozituar më 17 Shtator nga avokatët e tij, për lirim nga burgu ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024, u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka.

19 Shtator 2025, 16:09 Nga E. D
Kërkoi sërish lirimin nga burgu/ GJKKO lë në burg
Ilir Meta

TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë sërish në burg ish-Presidentin. Kërkesa e Ilir Metës, e depozituar më 17 Shtator nga avokatët e tij, për lirim nga burgu ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024, u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kjo e fundit kërkoi tërheqjen e saj nga çështja e Ilir Metës, por kërkesa e saj u refuzua nga kryetari i GJKKO, Erion Bani. Ndërkohë Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.

Ndërkohë avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një reagimin për mediat pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë në burg zotin Meta, ka deklaruar se nuk priste një vendim të ndryshëm. Gjithashtu ai ka shtuar se do të shterojnë të gjitha hallkat e gjyqësorit. 

“Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm. Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka, nga sot ajo duhet të largohet sepse nuk e bën dot këtë çështje është çështje politike. Kërkesa e saj është refuzuar nga gjyqtari Bani, por ajo duhet të jepte vendimin që Meta të lirohej. Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit”, tha ai.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll