Aktualitet

Aksident në dalje të Vorës, humb jetën 35-vjeçari, plagosen 2 të tjerë

Nga aksidenti ka humbu jetën një 35-vjeçar, ndërkohëe që dy persona të tjerë janë plagosur.

19 Shtator 2025, 09:53 Nga I.A
Aksident në dalje të Vorës, humb jetën 35-vjeçari,
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Vorës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 08:30. Nga aksidenti ka humbu jetën një 35-vjeçar, ndërkohëe që dy persona të tjerë janë plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll