Politike

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje para farsës elektorale

Kësaj pyetje Berisha iu përgjigj duke thënë se do të rikandidojë dhe se nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës.

18 Shtator 2025, 22:58 Nga I.A
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka
Sali Berisha

TIRANË- Vitin e ardhshëm pritet që të mbahen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. Ndërkohë që i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha është pyetur nëse do të rikandidonte përsëri për t’u zgjedhur në në krye të partisë, të cilën e drejton aktualisht. Kësaj pyetje Berisha iu përgjigj duke thënë se do të rikandidojë dhe se nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës.

Blendi Fevziu: A do të rikandidoni në zgjedhjet e ardhshme?

Sali Berisha: Nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës. Jemi në farsë.

Blendi Fevziu: Pra, do të rikandidosh sërish?

Sali Berisha: Absolutisht do të rikandidoj.

Blendi Fevziu: A nuk mendoni se ka ardhur koha që të ketë përfaqësues më të ri që të kandidojë dhe ju mund të mbeteni si supervisor, si kryetar nderi?

Sali Berisha: Nuk funksionojnë partitë me supervizor. Partia nuk funksionon me supervizor, funksionon me lider.

Blendi Fevziu: Pra, ju do të paraqiteni në zgjedhjet e ardhshme për një mandat tjetër?

Sali Berisha: Po, padiskutim. Natyrisht me të gjithë anëtarësinë.

sali berisha

Sondazh

Poll