Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në murin e banesës së Xhelal Mziut në Kamëz

Ndërkohë që si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.   

19 Shtator 2025, 07:42 Nga I.A
Shpërthim me eksploziv në murin e banesës së Xhelal Mziut
Xhelal Mziu

KAMËZ- Një shpërthim me eksploviz ka ndodhur pak pak mesnatës në Kamëz. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu. Ndërkohë që si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.   

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

xhelal mziu

Sondazh

Poll