Aktualitet

Ministria e Jashtme gjermane paralajmëron pushuesit: Kujdes me pagesat në Shqipëri

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë thuhet se duhet bërë kujdes pasi euroja pranohet rrallë jashtë zonave turistike. Gjithashtu në njoftim theksohet se pagesa me kartë nuk është gjithnjë e mundur dhe nuk është e garantuar që konvertohet automatikisht në valutën e tyre pa kosto shtesë.

18 Shtator 2025, 20:46 Nga E. D
Ministria e Jashtme gjermane paralajmëron pushuesit: Kujdes me pagesat
foto ilustruese

GJERMANI- Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar qytetarët e saj që të bëjnë kujdes me pagesta në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë thuhet se duhet bërë kujdes pasi euroja pranohet rrallë jashtë zonave turistike. Gjithashtu në njoftim theksohet se pagesa me kartë nuk është gjithnjë e mundur dhe nuk është e garantuar që konvertohet automatikisht në valutën e tyre pa kosto shtesë.

Teksa Kryeministri Edi Rama kohët e fundit deklaron se një shoqëri cashless (pa para fizike), Ministria e Jashtme gjermane paralajmëron qytetarët e vet të kenë para në dorë kur të vijnë në Shqipëri, sepse pagesat janë të komplikuara, kartat nuk funksionojnë gjithmonë, eurot nuk pranohen gjithkund.

Kjo tregon një ndarje të madhe mes diskursit politik dhe realitetit praktik. Kjo është një pasqyrë shumë e qartë e hendekut mes propagandës digjitale dhe infrastrukturës reale dhe një kujtesë që një video me Diellën në Kuvend dhe disa lajme për shoqërinë ‘cashless’ janë vetëm një mashtrim i hapur dhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë.

"Pagesat me para në dorë në lekë janë të zakonshme", deklaron Ministria Federale e Jashtme. 

ministria e jashtme e gjermanisë

Sondazh

Poll