Aktualitet

Dumani pret në ambientet e SPAK VarnHorn/ Ambasada amerikane: Diskutime për punën e guximshme të SPAK dhe BKH

Lajmin për takimin e bëri me dije vetë Ambasada amerikane, ku thuhet se u bënë diskutime për punën e guximshme të SPAK dhe BKH. Ambasada e SHBA-së thekson gjithashtu se u diskutua edhe vizita e Dumanit në SHBA ku u takua me zyrtarë të administratës Trump në DASH dhe Departamentin e Drejtësisë.

18 Shtator 2025, 18:40 Nga E. D
Dumani pret në ambientet e SPAK VarnHorn/ Ambasada amerikane:
Nancy VanHorn dhe Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të Ngarkuarën e SHBA-së me Punë, Nancy VanHorn. Lajmin për takimin e bëri me dije vetë Ambasada amerikane, ku thuhet se u bënë diskutime për punën e guximshme të SPAK dhe BKH. Ambasada e SHBA-së thekson gjithashtu se u diskutua edhe vizita e Dumanit në SHBA ku u takua me zyrtarë të administratës Trump në DASH dhe Departamentin e Drejtësisë.

Posttimi: 

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

varnhorn altin dumani

Sondazh

Poll