Aktualitet

U helmuan nga karamelet që gjetën në rrugë/ Tre fëmijë në Korçë dërgohen në spital

Sipas njoftimit të policisë fëmijët e moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore.

18 Shtator 2025, 19:50 Nga E. D
U helmuan nga karamelet që gjetën në rrugë/ Tre
foto ilustruese

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Mësohet se tre fëmijë janë dërguar me urgjencë në Pediatrinë e Spitalit të qytetit, pasi dyshohet se janë helmuar. Sipas njoftimit të policisë fëmijët e moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjithashtu familjarët kanë deklaruar se fëmijët kanë konsumuar disa karamele të cilat i kishin gjetur pranë një koshi mbeturinash, në rrugë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

policia e korçës

Sondazh

Poll