Aktualitet

DETAJE nga helmimi i të miturave në Korçë/ Babai i gjeti pranë koshit të mbeturinave, dy prej tyre përfundojnë në reanimacion

I ati pasi ka parë gjendjen e fëmijë i ka dërguar më pas në spital. Gjithashtu i ati ka thënë për policinë se të miturat kishin konsumuar karamele që i kanë gjetur në mbeturina.

18 Shtator 2025, 20:15 Nga E. D
DETAJE nga helmimi i të miturave në Korçë/ Babai i gjeti
foto ilustruese

KORÇË- DETAJE të reja janë zbardhur lidhur me helmimin e tre fëmijëve në Korçë mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tre të miturat e helmuara janë gjetur në afërsi të një kazani mbeturinash nga i ati i tyre. I ati pasi ka parë gjendjen e fëmijë i ka dërguar më pas në spital. 

Gjithashtu i ati ka thënë për policinë se të miturat kishin konsumuar karamele që i kanë gjetur në mbeturina. Aktualisht të tre fëmijët i janë nënshtruar terapisë intensive, ku vajza më e madhe, 10-vjeç paraqitet në gjendje të stabilizuar, ndërsa dy vajzat e tjera, përkatësisht 3 dhe 7 vjeç, ndodhen në repartin e reanimacionit.

kurce

Sondazh

Poll