Aktualitet

‘S’dija ç’bënte burri, merresha me fëmijët’/ Rrëfehet gruaja e Altin Hajrit, ‘bossi’ i pengmarrjes së Jak Pren

3 Shkurt 2020, 20:15 Nga DOSJA
‘S’dija ç’bënte burri, merresha me

TIRANË– Bashkëshortja e Altin Hajrit ka treguar në Polici se bashkëshorti i saj Altini, i shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, sapo ishte kthyer nga Holanda.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se e reja me iniciale V.H, ka treguar para oficerëve të policisë se bashkëshorti ka qenë në burg në Holandë, dhe pasi është liruar ka ardhur në Shqipëri një ditë para ndërrimit të viteve. Ndërkohë që Hajri deklaroi në seancën gjyqësore se jetonte si emigrant në Itali dhe se prej pak kohësh ishte në atdhe.

V.H., ka treguar se nuk ka asnjë dijeni se cili është personi përgjegjës që merret me pronat pasi ato i përkasin të gjithë familjes dhe jo vetëm bashkëshortit të saj. Ndërkohë që bashkëshorti i saj ndodhet në gjyq ajo bën me dije se akualisht po kujdeset për rritjen e tyre duke sqaruar se edhe nuk kishte shumë informacion se me çfarë merrej bashkëshorti i saj.

 

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.

Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri gruaja e altin hajrit pengmarrje ne kamez altin hajri gruaja e altin hajrit pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll