Aktualitet

VD/ “Replikë kazanëve mediatike”, grupi Labëria reagon për këngën e Tartar Bazajt: Është djalë i zonës, krenohemi

3 Shkurt 2020, 20:14 Nga DOSJA
VD/ “Replikë kazanëve mediatike”, grupi Labëria

TIRANË- Tartar Bazaj ditët e fundit, për shkak të veprimeve të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është vënë në qendër të mediave. Ditën e djeshme u zbulua dhe një këngë për Tartar Bazajn, të cilit i ishin thurur vargje nga grupi polifonik i Labërisë.

Sot ky grup ka reaguar ndaj lajmit të botuar në media, duke sulmuar mediat dhe duke i quajtur kazan. Në një reagim në Facebook, ku kanë publikuar këngën, grupi Labëria shkruan se kënga për Bazajn, është për atë si djalë të rritur në Labëri.

Replike kazaneve mediatike. Keshu di ti nderoj laberia bijet e saj si Z.Tartar Bazaj anetarin e Klp.Kete djale ka rritur Laberia njeri te thjeshte me vlera. Laberia krenohet me bijet e saj. Degjim te kendeshem”, shkruan grupi Labëria.

 

Pak ditë më parë Letra e Tartar Bazes që i ishte drejtuar Gent Ibrahimit bëri xhiro në të gjitha mediat online dhe në rrjetet sociale. Sipas letrës anëtari i KLP ishte i bindur që i ishin dërguar kartolina për Vitin e Ri, por atij nuk i ishin vënë në dispozicion. Për këtë gjë, ai kërkonte nga Ibrahimi që t’i gjendeshin. Letra bëri te famshëm Bazajn dhe për të u krijuan dhe dhjetëra meme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anetari i klp kenge per tartar bazajn tartar bazaj anetari i klp kenge per tartar bazajn tartar bazaj

Sondazh

Poll