Aktualitet

E konfirmon edhe një tjetër, profesori i tërmeteve në Turqi bë parashikimin: Pritet një tjetër lëkundje e fortë, do ndj

3 Shkurt 2020, 19:55 Nga DOSJA
E konfirmon edhe një tjetër, profesori i tërmeteve në Turqi

TURQI– Eksperti i tërmetit në Turqi dr.Naci Görür ka parashikuar një tërmet me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që do të trondisë detin Marmara.  I njëjti profesos e parashikoi tre muaj përpara tërmetin që goditi më 24 janar pjesën lindore të Turqisë.

Kësaj herë, eksperti ka postuar në rrjetet e tij sociale se vendi do të goditet nga një tjetër tërmet më i fortë, i cili do të ndjehet shumë thuajse në të gjithë vendin. Megjithatë nuk e ka bërë të ditur një datë se kur do të ndodhë fenomeni. 

“Nëse i kushtoni vëmendje vendndodhjeve të tërmeteve, zinxhiri i tërmetit 1939-1999 filloi nga lindja dhe rrëshqiti në perëndim dhe qëndroi në derën e Stambollit. Tërmeti i fundit ishte në Gölcük, tani shënjestra është Deti Marmara. Me tërmetet në Gölcük dhe Düzce, korja nën Marmara është e mbingarkuar.’

Para tij edhe eksperti Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë në Turqi deklaroi se një tërmet me 7.6 ballë mund të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. Sipas presidentit Engin Er, lëkundja mendohet se do të jetë shumë e fortë, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme edhe në shtetet si Austria dhe Italia. Rrjedhimisht edhe në Shqipëri. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naci görür termet ne turqi turqi naci görür termet ne turqi turqi

Sondazh

Poll