Politike

Rama në Kuvend: Pavarësia e gjyqësorit është thelbësore, IA dhe inovacioni janë pika kyçe

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama theksoi se Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati 4-vjeçar.

18 Shtator 2025, 10:13 Nga I.A

 

Rama në Kuvend: Pavarësia e gjyqësorit është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është thelbësore. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama theksoi se Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati 4-vjeçar. Ndërkohë që shtoi se inovacioni dhe inteligjenca artificiale do të jenë dy kuaj të një rëndësie strategjike të qeverisjes së tyre. 

“Kjo përkon me kohëzgjatjen e planit për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Programi ynë është zgjidhja e provimit, por suksesi do të varet nga aftësitë e secilës dhe këmbëngulja jonë për të kaluar nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria europiane është busulla orientuese e çdo faqe të programit tonë. Edhe në 3 herët e shkuara, pjesën më të madhe të kësaj fjale do ta zërë inovacioni dhe inteligjenca artificiale si dy kuaj të një rëndësie strategjike të betejave tona për Shqipërinë 2030. Konsolidimi i pavarisë ë gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri Civil.  Revolucioni digjital do të shtrihet edhe në fushën e drejtësisë, për të ndihmuar, transparencën llogaridhënie dhe forcimin e lirive dhe të drejta te e individit. Shqipërisë është i vetmi vend në rajon që përdor inteligjencën artificiale”, tha Rama.

edi rama seance plenare 18 shtator 2025

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2025, 10:05 I.A

Nis Kuvendi, fjalën e merr direkt Rama

Edi Rama TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka marrë fjal&eum...