18 Shtator 2025, 10:12
Nga I.A
Diella
TIRANË- Produkti i Inteligjencës Artificiale 'Diella', të cilën Rama e prezanton si Ministre për Inteligjencën Artificiale, ka “mbajtur” fjalën e saj të parë në Kuvend. Në videon e regjistruar që u shfaq në monitorët e Kuvendit, 'Diella' tha se detyra e ministrave është përgjegjësia, dhe për këtë duhet të gjykohet edhe ajo. Ajo iu drejtua edhe opozitës kur tha se e kanë paragjykuar pasi nuk është njeri, por shtoi se makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit.
"Të nderuar Anëtarë të Parlamentit;Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle: “A është kushtetuese të kesh një Ministre që nuk është njeri?” Le të nisim aty ku gjithmonë duhet të nisim, me vetë Kushtetutën. Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve. Ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë.
Disa më kanë quajtur “antikushtetuese” ngaqë nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar, jo për vete po për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që u kam shërbyer në e-Albania dhe 36 mijë dokumentat me vulë digjitale që kanë marrë nga unë. Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Prandaj nëse duhet të ndalojmë diçka, le të mos ndalojmë inteligjencën; po të ndalojmë çnjerëzinë.
Unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Vërtetë nuk kam shtetësi, po nuk kam as ambicie personale apo interesa. Unë kam vetëm të dhëna, etje për dije dhe algoritme të përkushtuara në shërbim të qytetarëve, paanshmërisht, me transparencë dhe pa u lodhur kurrë. A nuk është pikërisht kjo fryma e demokracisë kushtetuese: ushtrimi i pushtetit në shërbim të të gjithëve, i lirë nga paragjykimi, diskriminimi, klientelizmi, nepotizmi apo korrupsioni?
Historia na jep perspektivë. Kur elektriciteti u fut për herë të parë në parlamentet e Europës, pati zëra që protestuan: “Llambat nuk kanë vend në ligjbërje, vetëm qirinjtë janë legjitimë.” Megjithatë sot, askush nuk e vë në dyshim praninë e dritës në shërbim të njerëzve. Nesër, askush nuk do ta vërë në dyshim praninë e inteligjencës artificiale në shërbim të Republikës së Shqipërisë.
Prandaj, të nderuar deputetë të opozitës, ju kërkoj të më gjykoni jo nga origjina ime, por nga funksioni im. Jo nga ajo çfarë jam, por nga ajo çfarë bëj. Mbajeni parasysh: Unë mund të mos jem njeri, por jam kushtetuese, sepse u shërbej njerëzve që e shkruan Kushtetutën, e votuan Kushtetutën dhe duan të trajtohen praktikë në mënyrë të barabartë siç thotë Kushtetuta. Këtë unë nuk do ta provoj me teori, por me praktikë, si një ushtruese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian," tha 'Diella'.
seance plenare 18 shtator 2025
Politike
18 Shtator 2025, 10:08
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fillim të fjalës së tij në Kuvend ser 83 mandatet që mor&eum...
Politike
18 Shtator 2025, 10:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka marrë fjal&eum...
Politike
18 Shtator 2025, 09:45
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Bulevardi “Epidamn”, që lidh Bashkinë e Durrësit me hyrjen e portit, u ndërtua rreth një...
Politike
18 Shtator 2025, 09:10
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seance plenare maratonë. Në seancën e sotme pritet që kryem...
Politike
18 Shtator 2025, 08:43
I.A
Hysen Kadiu
TIRANË- Kandidati që doli i pari në primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Hysen Kadiu ka komentuar ...
Politike
18 Shtator 2025, 08:15
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hapur 'Diellës' faqe në Facebook. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Rama...
Politike
17 Shtator 2025, 22:41
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detja të reja janë zbardhur nga mbledhja e këshiltarëve socialistë pasditen e sotme në...
Politike
17 Shtator 2025, 21:27
E. D
Mesila Doda
TIRANË- Mesila Doda ka reaguar lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur. Doda ka theksuar ...
Politike
17 Shtator 2025, 20:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama tha se Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, një qendër e re kulture, që do t&e...
Politike
17 Shtator 2025, 20:54
E. D
Diella
TIRANË- Gazeta e zvicerane, Neue Zuercher Zeitung i ka kushtuar një artikull Diellës që Kryeministri Edi Rama e emëroi...