Politike

Prezantohet programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Kuvendi mblidhet sot në seancë maratonë

Në seancën e sotme pritet që kryeministri Rama të paraqesë programin e ri qeverisës për mandatin e katërt.

18 Shtator 2025, 09:10 Nga I.A
Prezantohet programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Kuvendi
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seance plenare maratonë. Në seancën e sotme pritet që kryeministri Rama të paraqesë programin e ri qeverisës për mandatin e katërt. Pas fjalës së kryeministrit, foltorja i kalon opozitës, ku pritet të marrë fjalën kreu i PD-së Sali Berisha. 

Ndërkohë që ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve, u vendos që çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për të folur. Rregullorja e Kuvendit parashikon që vetëm kryeministri dhe kreu i opozitës gëzojnë të drejtën të flasin pa kufizim kohe ose në barazi kohore me njëri-tjetrin.

edi rama sali berisha seance plenare 18 shtator 2025

Sondazh

Poll