Politike

Zbulohen detajet nga takimi i Këshilltarëve të PS në selinë rozë, disa hezituan të firmosnin shkarkimin e Veliajt

Konkretisht këshilltari socialist, Aldo Mërkoçi ka bërë rezistencë për të firmosur tekstin e shkarkimit. Mërkoçi ka kërkuar që në deklaratë të shënohet se Erion Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe ka punuar për banorët e Tiranës. Në fund, ai ka pranuar të firmosë tekstin pasi këkresa e tij është marrë parasysh. 

17 Shtator 2025, 22:41 Nga E. D
Zbulohen detajet nga takimi i Këshilltarëve të PS në
foto ilustruese

TIRANË- Detja të reja janë zbardhur nga mbledhja e këshiltarëve socialistë pasditen e sotme në selinë rozë. Bëhet me dije se mbledhja është shqoëruar me tensione dhe debate të forta. Siç raportohet gjatë mbledhjes, disa anëtarë të PS-së kanë hezituar fillimisht për të dhënë firmën e tyre në kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Konkretisht këshilltari socialist, Aldo Mërkoçi ka bërë rezistencë për të firmosur tekstin e shkarkimit. Mërkoçi ka kërkuar që në deklaratë të shënohet se Erion Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe ka punuar për banorët e Tiranës. Në fund, ai ka pranuar të firmosë tekstin pasi këkresa e tij është marrë parasysh. 

Ndërsa një tjetër këshilltar, bashkëpunëtor i Veliajt, që ka refuzuar të firmosë shkarkimin e kryebashkiakut është edhe Eridian Saljanji. Ky i fundi, është shprehur se ishte i gatshëm të “sakrifikonte” veten, nëse do t'i duhet të zgjidhte mes postit të tij dhe Veliajt.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

ps

Sondazh

Poll