Politike

Pesë ditë pas pezullimit të dialogut, Osmani telefonatë me zyrtarin e lartë të DASH: Do të angazhohem me administratën e Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë

Me anë të një postimi në X, Osmani bëri me dije se biseda është përqendruar në rëndësinë e ruajtjes së një aleance të fortë me SHBA-në dhe nevojën për koordinim të ngushtë me partnerin kryesor strategjik të Kosovës.

17 Shtator 2025, 19:34 Nga E. D
Pesë ditë pas pezullimit të dialogut, Osmani telefonatë me
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka një bisedë telefonike me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Telefonata e tyre vjen vetëm pesë ditë pas pezullimit të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Me anë të një postimi në X, Osmani bëri me dije se biseda është përqendruar në rëndësinë e ruajtjes së një aleance të fortë me SHBA-në dhe nevojën për koordinim të ngushtë me partnerin kryesor strategjik të Kosovës. Ajo shtoi se, si Presidente e vendit, do të angazhohet me administratën amerikane për të mbrojtur dhe avancuar këtë aleancë të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

“Aleanca e qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Sot kam pasur një bisedë telefonike me Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit për Europën, Brendan Hanrahan, gjatë së cilës theksova rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor.

Aleanca e fortë me SHBA-të ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë, e cila bazohet në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkruan Osmani në X.

 

vjosa osmani

Sondazh

Poll