Politike

PS nis procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt/ Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator

ky vendim u është komunikuar këtë të mërkurë këshilltarëve të Partisë Socialiste të cilët pritet të depozitojnë një kërkesë të re për shkarkimin e Veliajt, e cila do t’i prezantohet Këshillit Bashkiak.

17 Shtator 2025, 18:14 Nga E. D
PS nis procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt/ Këshilli Bashkiak i
Erion Veliaj

TIRANË- Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të mblidhen ditën e martë (23 shtator) për të shqyrtuar shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. ky vendim u është komunikuar këtë të mërkurë këshilltarëve të Partisë Socialiste të cilët pritet të depozitojnë një kërkesë të re për shkarkimin e Veliajt, e cila do t’i prezantohet Këshillit Bashkiak.

Argumenti kryesor që do të përdoret në këtë kërkesë është neni 62 pika c i ligjit për qeverisjen vendore, i cili parashikon shkarkimin për mosparaqitje në detyrë për një periudhë tremujore të pandërprerë.

Pas nisjes së procedurave nga Këshilli Bashkiak, do të jetë Këshilli i Ministrave që do të vendosë për shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Pas kësaj, Veliaj do të ketë 15 ditë kohë ta ankimojë vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese.

Si do të bëhet shkarkimi i Veliajt?

Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Pika e fundit pritet që të jetë ajo që do të përdoret nga Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Veliajt, që sërish do të duhet të çohet në kryeministri. Më Rama duhet t’i propozojë presidentit mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por ky proces mund të zgjasë deri në 45 ditë.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

erion veliaj partia socialiste

Sondazh

Poll