Politike

"Kemi hapur katër kapituj të tjerë..."/ Rama: Evropa shkëlqen kur politikat e saj bashkëshkruhen nga qytetarët

Rama gjithashtu vlerësoi Oliver Ropke duke e përshkruar si një“makineri që krijoi konsensus në Bashkimin Evropian.

17 Shtator 2025, 15:46 Nga E. D
"Kemi hapur katër kapituj të tjerë..."/ Rama: Evropa
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministrit Edi Rama, tha se BE nuk është vetëm tregu i përbashkët, por është një bashkësi njerëzish, ku ekonomia duhet të vallëzojë krah për krah me të drejtat sociale. Duke folur në seancën plenare të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, Rama theksoi se Evropa shkëlqen kur politikat e saj bashkëshkruhen nga qytetarë e saj. Rama gjithashtu vlerësoi Oliver Ropke duke e përshkruar si një“makineri që krijoi konsensus në Bashkimin Evropian.

”BE nuk është vetëm tregu i përbashkët, por është një bashkësi njerëzish, ku ekonomia duhet të vallëzojë krah për krah me të drejtat sociale. Ju këmbëngulët fortë, që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Kemi hapur katër kapituj të tjerë, për pos 24 të tjerë, që janë hapur më parë. Në këtë komitet hartohen politika e dialogu mbi atë se çfarë duan qytetarët e zakonshëm. Në drejtimin e Oliver ka qenë një makineri që ka ndërtuar konsensus. Evropa shkëlqen kur politikat e saj bashkëshkruhen nga qytetarë e saj, dhe jo kur shkruhen nga lart," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll