Politike

Rama nga Brukseli: Bashkimi është i arritshëm edhe kur duket se përçarja është e paracaktuar

Kryeministri gjithashtu falenderoi Presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (KESE), Oliver Röpke për avokatinë, zgjerimin dhe për forcën e tij. 

17 Shtator 2025, 15:49 Nga E. D
Rama nga Brukseli: Bashkimi është i arritshëm edhe kur duket
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë po bën hapa përpara drejt integrimit dhe theksoi se Europa është e plotë kur është e bashkuar. Duke folur në Parlamentin Europian, Rama u shpreh se bashkimi është i arritshëm edhe kur duket se përçarja është e paracaktuar. Kryeministri gjithashtu falenderoi Presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (KESE), Oliver Röpke për avokatinë, zgjerimin dhe për forcën e tij. 

“Ju e patë Europën jo si atraksion, por si punë të përditshme për familjet, njerëzit. Bashkimi është i arritshëm edhe kur duket se përçarja është e paracaktuar. E gjitha vjen nga zemra dhe vjen nga mirënjohja e ekipit tim, sepse komiteti ekonomik dhe social europian ishte vendi i parë ku ne shqiptarët, qytetarët të dorës së dytë të Evropës, u ndjemë qytetarë të dorës së parë të Evropës. Dua t’ju falenderoj Oliver për avokatinë, për zgjerimin dhe për forcën tuaj. Për Shqipërinë, në shtegun drejt anëtarësimit, Europa lulëzon kur është e plotë dhe është e plotë kur është e bashkuar. Faleminderit shumë për çfarë na keni dhënë si njeri dhe faleminderit njerëzve në sallë për durimin e tyre heroik”, tha Rama. 

 

edi rama

Sondazh

Poll