Politike

Shkarkimi i Veliajt, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak mblidhen sot në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, iu kërkoi anëtarëve socialistë që të shkarkonin Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg nga SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi atë ditë se Veliaj duhet që të shkarkohet, në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.  

17 Shtator 2025, 14:45 Nga E. D
Shkarkimi i Veliajt, anëtarët socialistë të Këshillit
Erion Veliaj

TIRANË- Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë do të mblidhen ditën e sotme për të vendosur në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të këtij viti. Takimi i këshilltarëve socialistë pritet të nisë pasdite, rreth orës 17:00 në selinë rozë.

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, iu kërkoi anëtarëve socialistë që të shkarkonin Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg nga SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi atë ditë se Veliaj duhet që të shkarkohet, në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.  

"Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë”, tha Rama në Asamblenë e PS. 

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll