Politike

Programi qeverisës i PS/ Çfarë përmban 'Mirëqenie Për Të Gjithë', nga bashkitë te shëndetësia publike dhe pensionet

Shtylla e tretë në këtë program qeverisës ka të bëj me mirëqenien e qytetarëve. Në këtë shtyllë përfshihen sektorë si mirëqenia, të rinjtë, familja, shëndetësia publike, sporti dhe kultura si dhe bashkitë. 

17 Shtator 2025, 13:05 Nga I.A
Programi qeverisës i PS/ Çfarë përmban
Edi Rama

TIRANË- Programi qeverisës i Partisë Socialiste është publikuar ditën e sotme. Në programin e siguruar nga Dosja.al, është ndarë në tre shtylla kryesore.

Shtylla e tretë në këtë program qeverisës ka të bëj me mirëqenien e qytetarëve. Në këtë shtyllë përfshihen sektorë si mirëqenia, të rinjtë, familja, shëndetësia publike, sporti dhe kultura si dhe bashkitë. 

Shtylla III: Mirëqenie Për Të Gjithë

Mirëqenia është kontrata jonë me qytetarët – jo privilegj për pakicën, por e drejtë për çdo shqiptar. Ky është vizioni i Shqipërisë 2030: një vend me fytyrë njerëzore, me barazi shansesh dhe institucione që punojnë për qytetarin.

Fëmijët dhe të rinjtë janë boshti i politikave tona. Nga çerdhja dhe kopshti, tek shkolla që përqafon teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, nga arsimi profesional i lidhur me ekonominë reale tek universitetet me programe ndërkombëtare – ne garantojmë një sistem arsimor që i përgatit për të ardhmen.

Familja është zemra e shoqërisë. Një shtet social e modern duhet të sigurojë strehim të përballueshëm, mbështetje për prindërit e rinj, kujdes për personat me aftësi të kufizuara dhe shërbime sociale komunitare të afërta e cilësore.

Shëndetësia publike është themel i mirëqenies. Ajo nis falas tek mjeku i familjes, mbështetet në spitale të modernizuara dhe funksionon me dosje e receta elektronike, duke u garantuar qytetarëve kujdes shëndetësor cilësor, të barabartë dhe dinjitoz.

Pensionet janë garancia e shtetit për dinjitetin e brezit që ka ndërtuar vendin. Ne do të sigurojmë që çdo pensionist të ketë jo vetëm një mbështetje të drejtë financiare, por edhe akses në shërbime shëndetësore, sociale dhe komunitare që e bëjnë jetën më të sigurt dhe më të plotë.

Rinia është energjia e ndryshimit. Për të rinjtë, kalimi nga shkolla në punë duhet të jetë i lehtë; start-up-et inovative dhe sipërmarrja e re duhet të mbështeten; sporti dhe kultura duhet të jenë pjesë e përditshmërisë. Sepse rinia është gjeneratori i progresit, i krijimtarisë dhe i besimit tek e ardhmja.

Sporti dhe kultura nuk janë luks, por oksigjeni i përditshëm i shoqërisë. Ato gjallërojnë komunitetet, forcojnë identitetin tonë, rrisin shëndetin dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë. Çdo qytet duhet të ketë hapësira sportive dhe kulturore të hapura, të aksesueshme, që na lidhin e na frymëzojnë si shoqëri.

Mjedisi dhe ekonomia e gjelbër janë garancia e zhvillimit të qëndrueshëm. Shqipëria duhet të rritet pa e shkatërruar natyrën. Riciklimi, hapësirat e gjelbra dhe menaxhimi modern i mbetjeve urbane do të bëhen pjesë e zakoneve të përditshme të qytetarëve dhe politikave publike.

Bashkitë janë krahu i shtetit që sjell shërbimin te dera e qytetarit. Me digjitalizim, financa të forta dhe administratë të motivuar me paga dinjitoze, ato do të sigurojnë shërbime publike cilësore, qendra urbane moderne dhe një portë të hapur për zhvillim.

Programi qeverisës i PS/ Çfarë përmban
Programi

programi qeverises i ps

Sondazh

Poll