Politike

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, njoftimi: Diskutuan për rolin e GJK-së në forcimin e sundimit të ligjit

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, zyrtari i lartë amerikan dhe kryetari Rexhepi kanë biseduar për punën e deritanishme të gjykatës, si dhe për rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

17 Shtator 2025, 12:49 Nga I.A

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë,

KOSOVË- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike të mërkurën me Mark Fleming, drejtor për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të ShBA-së.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, zyrtari i lartë amerikan dhe kryetari Rexhepi kanë biseduar për punën e deritanishme të gjykatës, si dhe për rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Kryetari Rexhepi e falënderoi zotin Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim. 

nexhmi rexhepi mark fleming

Sondazh

Poll