Aktualitet

I dënuar për plagosje të lehtë, arrestohet 43-vjeçari në Korçë

Gjithashtu ka nisur procedimi penal për një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta.

17 Shtator 2025, 10:32 Nga I.A

I dënuar për plagosje të lehtë, arrestohet 43-vjeçari

KORÇË- Policisa e Korçës ka ndaluar 43-vjeçarin me iniciale N. N, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim për plagosje. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin N. N., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.  Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: -Xh., L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta; -F. A., 63 vjeç, dhe E. M., 65 vjeç, pasi 65-vjeçari kishte punësuar 63-vjeçarin, për të kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (dru), një 47-vjeçar, për motive të dobëta.

policia e korces gjykata e korçës

Sondazh

Poll