Politike

"30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo"/ Rama në Bruzh: Sot që kemi çelur 4 kapituj, janë habitur edhe ‘priftërinjtë’ e Brukselit

Ndër të tjera Rama tha se mbështetja e Shqipërisë për BE-në është 92% dhe sipas Kryeministrit kështu ka qenë edhe për Perandorinë Osmane.

16 Shtator 2025, 20:30 Nga E. D
"30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo"/
Edi Rama

BRUKSEL- Kreyministri Edi Rama u shpreh se 30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo e harruar e kontinentit, ndërsa sot ka çelur 4 kapituj.  Me batuta rama theksoi se kjo është një shpejtësi që befason edhe priftërinjtë dhe arqipeshkvët e Brukselit. Ndër të tjera Rama tha se mbështetja e Shqipërisë për BE-në është 92% dhe sipas Kryeministrit kështu ka qenë edhe për Perandorinë Osmane.

"30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo e harruar e kontinentit, sot është këtu. Dhe ka ardhur pasi ka çelur dhe 4 kapituj të tjerë, kanë mbetur edhe 5, me shpresë brenda këtij viti, që është një rekord. Është një shpejtësi që befason edhe priftërinjtë dhe arqipeshkvët e Brukselit, që është edhe më e vështirë se të befasosh Perënditë. Mbështetja e Shqipërisë për BE-në është 92%, thashë kështu ka qenë edhe për Perandorinë Osmane, sepse jemi besnik ndaj miqve e aleatëve. Ju jap një këshillë, sigurohuni të keni një mik shqiptar, mund të mos keni nevojë për të, por një ditë, nëse ju duhet dikush, shqiptari është i pari që do ju vijë. Frederiksen e di këtë gjë, prandaj do pasaportë shqiptare," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll