Aktualitet

Edhe pse në kërkim, djali i mikut të Ramës dhe Veliajt nuk ndalet nga dhunimi i qytetarëve, të pranishëm edhe dy policë (PAMJET)

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës në zonën e Freskut ku Sindi Allushi së bashku me Pajtim Allushi kanë dhunuar dhe një person tjetër.

16 Shtator 2025, 19:34 Nga DOSJA
Edhe pse në kërkim, djali i mikut të Ramës dhe Veliajt nuk
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Sindi Allushi djali i Saimir Allushit kryetarit të njësisë administrative numër 12 është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, për një konflikt fizik me një kushëririn e tij. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës në zonën e Freskut ku Sindi Allushi së bashku me Pajtim Allushi kanë dhunuar dhe një person tjetër.

Siç shikohet dhe nga pamjet ngjarja ka ndodhur në prani të forcave të rendit të komisariatit numër 4. Sindi Allushi dhe Pajtim Allushin godasin me grushte një kushëririn e tyre, konflikt i cili sipas policisë ka ndodhur për motive pronësie. Sindi Allushi është shpallur në kërkim nga policia ndërkohë që Pajtim Allushi është proceduar në gjendje të lirë. 

Pas konfliktit në lojë ka hyrë dhe babai Sindi Allushit, kryetari i njësisë administrative numër 12, Saimir Allushi i cili nëpërmjet telefonit ka kërcënuar kushëririn që u konfliktua me djalin e tij. Blutë thonë se po punohet për kapjen e Sindi Allushit dhe gjetjen e mjetit me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes si dhe ka nisur inspektim për një inspektor të komisariatit 4 që nuk ka vepruar.

Në janar të këtij viti, Sindi Allushi u shpall sërish në kërkim nga policia e Tiranës. Shkak u bë dhunimi i një efektivi të forcave Shqiponja në rrugën Siri Kodra. Efektivi i Shqiponjave para disa kohësh e kishte ndaluar djalin e Saimir Allushit dhe e kishte shoqëruar në polici për akuzën e ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’. Kur e hasi sërish efektivin e Shqiponjave Sindi Allushi e dhunoi si shenjë hakmarrje ndaj efektivit pse e kishte ndaluar dhe shoqëruar kohë më pare dhe si sot u largua nga vendi i ngjarjes./SYRI TV

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Syri TV (@syri.tv)

sherri ne fresk

Sondazh

Poll