Aktualitet

Shkrumbohet makina në Bypassin e Vlorës, dyshohet për defekt teknik

Siç raportohet mjeti i cili po udhëtonte në drejtim të Orikumit, është përfshirë nga zjarri dhe është djegur plotësisht.

16 Shtator 2025, 18:50 Nga E. D
Shkrumbohet makina në Bypassin e Vlorës, dyshohet për defekt
pamje nga zjarri

VLORË- Një makinë është shkrumbuar në bypassin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin me Orikumin. Siç raportohet mjeti i cili po udhëtonte në drejtim të Orikumit, është përfshirë nga zjarri dhe është djegur plotësisht.  Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Gjithashtu grupi i ekspertëve ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

vlore

Sondazh

Poll