Aktualitet

 Rama në Bruksel/ Kryeministri pritet të takohet me Mark Rutte të mërkurën

Lajmi për takim është konfirmuar në faqen zyrtare të Aleancë së Atlantikut të Veriut (NATO).

16 Shtator 2025, 15:54 Nga E. D

 

 Rama në Bruksel/ Kryeministri pritet të takohet me Mark
Mark Rutte dhe Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian pritet të zhvillojë të mërkurën një takim me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Lajmi për takim është konfirmuar në faqen zyrtare të Aleancë së Atlantikut të Veriut (NATO). 

“Të mërkurën, më 17 shtator 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Mark Rutte, do të presë Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel”, thuhet në njoftim. 

Takim vjen një ditë pasi u mbajt Konferenca e 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku u hapën edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE.

edi rama mark rutte

Sondazh

Poll