Aktualitet

Dhunuan dhe kanosën një person për motive pronësie në Fresk/ Nën hetim dy persona, shpallet në kërkim i riu, pezullohet nga detyra polici

Blutë bëjnë me dije gjithashtu se ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.

16 Shtator 2025, 17:50 Nga E. D
Dhunuan dhe kanosën një person për motive pronësie në
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht pasi kanë dhunuar me grushte një person në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa një tjetër e ka kërcënuar. Blutë bëjnë me dije gjithashtu se ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç. 

Gjithashtu Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim. Ndërkohë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Sipas policisë, 27-vjeçari dhe kushëriri i tij, 33 vjeç për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K. Ndërsa 52-vjeçari ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin D. K. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.

Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K. Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

fresk policia

Sondazh

Poll