Aktualitet

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen dy persona dhe ndiqen penalisht dy të tjerë

Gjithashtu Policia ka nisur procedimin penal dhe ka referuar materialet në Prokurori edhe për dy drejtues të tjerë automjetesh të cilët lëviznin në pa leje drejtimi.

16 Shtator 2025, 14:02 Nga I.A
Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi,
Policia

ELBASAN- Policia Rrugore ka arrestuar në flagranc flagrancë dy drejtues automjetesh të cilët lëviznin në gjendje të dehur. Të arrestuarit janë 43 vjeçari Xh.K dhe 39 vjeçari B.P. Gjithashtu Policia ka nisur procedimin penal dhe ka referuar materialet në Prokurori edhe për dy drejtues të tjerë automjetesh të cilët lëviznin në pa leje drejtimi. Drejtuesit janë 19 vjeçari S. Zh dhe 76 vjeçari A. B.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. K., 43 vjeç dhe B. P., 39 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:-S. Zh., 19 vjeç dhe A. B., 76 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll