Politike

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Marta Kos: Do ti hapim grup-kapitujt deri në fund të vitit. Rama: Urime ekipit negociator

Gjatë fjalës së saj, pas përfundimit të takimit, Kos theksoi se Shqipërtia ka ecur me ritme të mira dhe të shpejta. 

16 Shtator 2025, 09:04 Nga I.A
Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Marta Kos: Do ti hapim
Edi Rama dhe Marta Kos

TIRANË- Komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos ka deklaruar se nëse ecet siç është planifikuar grup-kapitujt për integrimin e vendit do të hapen deri në fund të vitit. Gjatë fjalës së saj, pas përfundimit të takimit, Kos theksoi se Shqipërtia ka ecur me ritme të mira dhe të shpejta. 

“Ky është vërtetë një përjashtim i mënyrës së si e bënim këtë. Sepse Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Kur erdha në dhjetor ishte thuasje e gjitha me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur, dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht. Mesa duket kemi çelur një tjetër grupkapitull. I dashur kryeministër, i dashur Edi, keni nderin që unë heq të kuqen, dhe ju do të vendosni ngjyrën e re”, tha Kos.

Pas Marta Kos, Rama mori fjalën duke falenderuar ekipin negociator si dhe ndihmën nga ana e Bashkimit Evropian. 

"Dua të falenderoj që na rri gjithmonë mbi kokë për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos e mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga ç'duhet," tha Rama.

marta kos edi rama

Sondazh

Poll