Sport

Manchester City shkarkon nga puna punëtorin e fushës të stadiumit “Etihad” pas derbit!

Një incident i pazakontë regjistroi derbi i Mançesterit, teksa City largoi nga puna një punonjës i cili në rrjetet e tij sociale dikur kishte dalë i veshur me fanellën e Manchester United.

15 Shtator 2025, 23:31 Nga DOSJA
Manchester City shkarkon nga puna punëtorin e fushës të stadiumit

ANGLI - Atmosfera përreth derbit të Mançesterit vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimi, jo vetëm për atë që ndodhi në fushë, por edhe për një incident të papritur jashtë saj.

Sipas Telegraph, Manchester City ka pushuar nga puna një punonjës sezonal të barit në Etihad pasi doli se ai po u shërbente tifozëve të veshur me një fanellë të Manchester United gjatë ndeshjes. Një fotografi e tij ku dukej që mbante veshur uniformën e kuqe të “Djajve të Kuq” disi e vjetër pasi ishte e sezonit 2018-19 ku sërish ata ishin si skuadër udhëtuese në “Etihad”, u postua nga një tifoz i City në faqen tifozëve të klubit, duke shkaktuar reagime të forta.

Shoqata u përgjigj zyrtarisht duke konfirmuar largimin nga puna të punonjësit nga pozicioni që mbante tek klubi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll