Sport

VIDEO / Manaj shkëlqen me dy gola në Championsin e Azisë!

Në minutën e 90+10, Igor Coronado, me një asistim nga Ousmane Camara, vulosi fitoren për Al Sharjah me rezultatin përfundimtar 4-3.

15 Shtator 2025, 21:54 Nga DOSJA
VIDEO / Manaj shkëlqen me dy gola në Championsin e Azisë!

ARABI SAUDITE - Në një ndeshje emocionuese të Champions League të Azisë, Al Sharjah mundi Al Gharafa me rezultatin 4-3, duke siguruar tri pikë të çmuara në fazën e grupeve. Rey Manaj, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ishte protagonisti kryesor i takimit, duke realizuar dy gola vendimtarë.

Al Gharafa kaloi në avantazh që në minutën e 33-të me një gol të Yacine Brahimit nga penalltia. Pak para pushimit, në minutën e 45+4’, Joselu shënoi për 2-0, pas një asistimi të Brahimit.

Në minutën e 60, Rey Manaj shkurtoi diferencën për Al Sharjah, duke shënuar pas një penalltie të humbur fillimisht prej tij. Për fat të mirë, topi iu kthye në këmbë, duke e shtyrë drejt rrjetës. Vetëm tri minuta më vonë (63’), Ousmane Camara barazoi rezultatin në 2-2. Në minutën e 73, Joselu shënoi një tjetër gol për Al Gharafa, duke i dhënë përsëri epërsinë ekipit të tij.


Në minutën e 90+1, Rey Manaj shënoi golin e dytë të tij në ndeshje, duke e çuar rezultatin në 3-3 për Al Sharjah. Në minutën e 90+10, Igor Coronado, me një asistim nga Ousmane Camara, vulosi fitoren për Al Sharjah me rezultatin përfundimtar 4-3.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll