Sport

Samuel Umtiti var këpucët në gozhdë në moshë ende të re!

“Dhashë gjithçka me pasion dhe nuk kam asnjë keqardhje.”

15 Shtator 2025, 23:25 Nga DOSJA
Samuel Umtiti var këpucët në gozhdë në moshë ende

ITALI - Samuel Umtiti u tërhoq nga futbolli në moshën 31 vjeçare dhe tashmë ish-mbrojtësi, ka një mesazh të ngrohtë për të gjitha skuadrat ku ai ishte aktivizuar, përfshirë edhe Leccen ku u aktivizua në kamionatin Italian si skuadra e tij e fundit në Serie A: "Tek Lecce, rizbulova ndjesi të pashpjegueshme, pothuajse të harruara, gëzimin e thjeshtë të të luajturit futboll dhe ndjeva një dashuri që nuk e kisha njohur kurrë."

Francezi, i liruar pasi kontrata e tij me Lille skadoi, postoi një mesazh në faqen e tij në Instagram në të cilin falënderoi të gjitha ish-klubet e tij, ku luajti në sezonin 2022/23: "Pas një karriere intensive, me ulje-ngritje, ka ardhur koha të them lamtumirë. Dhashë gjithçka me pasion dhe nuk kam asnjë keqardhje. Dua të falënderoj të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe lojtarët me të cilët punova, si dhe tifozët. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll