Sport

Valiev i shpëton “lëkurën” mundjes shqiptare me medaljen e argjendtë!

Çermen Valiev ka arritur të ngjitet në podiumin e Botërorit të Mundjes, që po zhvillohet në Kroaci, duke fituar medaljen e argjendtë në peshën deri 74 kg.

15 Shtator 2025, 21:48 Nga DOSJA
Valiev i shpëton “lëkurën” mundjes shqiptare me

KROACI - Shqipëria feston një tjetër sukses të madh sportiv. Çermen Valiev ka arritur të ngjitet në podiumin e Botërorit të Mundjes, që po zhvillohet në Kroaci, duke fituar medaljen e argjendtë në peshën deri 74 kg.

Mundësi kuqezi u ndal vetëm në finale nga japonezi Takashai, i cili triumfoi me rezultatin 8-2. Pavarësisht humbjes, arritja e Valiev është mjaft e rëndësishme, duke konfirmuar nivelin e lartë dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Valiev e nisi garën një ditë më parë me një fitore të thellë 12-2 ndaj mongolit Erdenabat. Në raundin pasues, ai eliminoi belgun Ibragim Veliev, për të siguruar më pas një çerekfinale dramatike ndaj amerikanit David Aron, të cilin e mundi 7-5. Në gjysmëfinale, shqiptari arriti të triumfonte 6-4 ndaj rusit Sidakov, duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe.

27-vjeçari Valiev nuk është emër i panjohur për sportdashësit shqiptarë, pasi mbahet mend si sportisti që i solli vendit tonë medaljen e parë olimpike në histori. Tashmë, ai shton edhe një tjetër sukses madhor, duke i dhuruar Shqipërisë një medalje të çmuar në Botërorin e Kroacisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll