Sport

ZYRTARE/ UEFA ka vendosur: Ndeshja Serbi - Shqipëri do të luhet në Leskovac…

Ky vendim është marrë nga UEFA, pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit dhe dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

15 Shtator 2025, 20:45 Nga DOSJA
ZYRTARE/ UEFA ka vendosur: Ndeshja Serbi - Shqipëri do të luhet

TIRANE - Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi - Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.

Ky vendim është marrë nga UEFA, pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll