Politike

Bardhi takim me strukturat në Gjirokastër: Do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur

3 Shkurt 2020, 18:59 Nga DOSJA
Bardhi takim me strukturat në Gjirokastër: Do t’i japim fund

GJIROKASTËR- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar sot një takim me strulturat e PD në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë takimit, Bardhi ka thënë se në Shqipëri duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe nëse vjen PD në pushtet do t’i japë fund këtasj qeverisje të babëzitur, që sipas tij nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë.

Bardhi pas takimit nga publikuar dhe disa foto në Facebook, ku shkruan se qytetarët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt meritojnë një qeveri që prioritet të vetëm ka mirëqenien e tyre.

Qarku i Gjirokastrës duhet të ishte kryeqendra e zhvillimit ekonomik për jugun e vendit, por mungesa e investimeve, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë e kanë trajtuar këtë zonë si të dorës së dytë. Në 6 vjet kjo qeveri ka tradhëtuar interesat e qytetarëve, i ka varfëruar ata, i ka detyruar të largohen. Me demokratët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt, shprehëm shqetësimin se vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkretimin e mëtejshëm të qyteteve dhe fshatrave. Vetëm këtë vit në Universitetin e Gjirokastrës janë mbyllur 4 degë.

Më pak të rinj që studiojnë do të thotë më pak zhvillim, më shumë emigracion. Bashkë me demokratët e përkushtuar të Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt do ta ndryshojmë këtë realitet. Me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë. Qytetarët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt meritojnë një qeveri që prioritet të vetëm ka mirëqenien e tyre”, shkruan Bardhi në Facebook.

R.G/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me strukturat gazment bardhi pd e gjirokastres basha takim me strukturat gazment bardhi pd e gjirokastres

Sondazh

Poll