Politike

Dhuna ndaj gazetarit të ‘Piranjave’/ Berisha: Kjo është një politikë zyrtare ndaj medieve që kërkojnë transparencë

Berisha theksoi se akti i fundit ndaj gazetarit Edon Kuqi tregon qartë shkallën e thellë të influencës kriminale mbi informimin publik.

15 Shtator 2025, 13:48 Nga I.A
Dhuna ndaj gazetarit të ‘Piranjave’/ Berisha: Kjo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kërcënimet ndaj gazetarëve janë të rënda. Berisha theksoi se akti i fundit ndaj gazetarit Edon Kuqi tregon qartë shkallën e thellë të influencës kriminale mbi informimin publik. Ai theksoi se kjo nuk është veprim i izoluar, por pjesë e një politike zyrtare armiqësore ndaj mediave që kërkojnë transparencë.

"Kodi i Omerta është kodi i këtij regjimi. Dhe siç e shihni ju, ai akt shumë, shumë i rëndë, ai kërcënim me rrëmbim që i bëhej gazetarit jo që nuk pati reagim nga autoritetet të menjëhershëm për të, por dhe mediat e mëdha të qeverisë nuk e pasqyruan, tregon shkallën e thellë të kontrollit mafioz të mediave në Shqipëri. Ai ishte një akt jashtëzakonisht i rëndë. Një kërcënim.

Të fus në bagazh do të thotë se, unë të vras dhe me bagazh të hedh diku. Kaq e kishte mendjen kushëriri i parë i Lubi Ballukut, ai Mirel Reçi. Sigurisht, por të jeni të sigurt që kjo është një politikë zyrtare. Qëllimi armiqësor ndaj mediave është politikë zyrtare, ndaj mediave që kërkojnë transparencë se të tjerave jo. Të tjerat shpërblehen me llokma, motele, hotele, pallate e fusha sporti e me radhë. Kjo është e vërteta," tha Berisha.

sali berisha edon kuqi

Sondazh

Poll