Politike

Takimi me Peleshin/ Tedi Blushi: Socialistët të vendosur për të shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët

Pas daljes nga mbledhja me krerët e grupeve parlamentare në Kuvend, Blushi ka deklaruar se ligjërisht duhet të respektohet afati 1 javor i parashikuar në rregulloren aktuale për ndryshim.

15 Shtator 2025, 13:23 Nga I.A
Takimi me Peleshin/ Tedi Blushi: Socialistët të vendosur për
Tedi Blushi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kundërshtuar miratimin e propozimit të kryeministrit Rama për ndryshim të rregullores së Kuvendit. Pas daljes nga mbledhja me krerët e grupeve parlamentare në Kuvend, Blushi ka deklaruar se ligjërisht duhet të respektohet afati 1 javor i parashikuar në rregulloren aktuale për ndryshim.

"Kërkuam që edhe formalisht të respektohet rregullorja, kushtetuta, por u gjendëm përballë vendosmërisë  të kryetarit  të ri të parlamentit, të kryetarit të grupit parlamentar të rilindjes që janë të vendosur për të shkelur Kushtetutës me të dyja këmbë duke kaluar në seancën e nesërme ndryshime të rregullores, ku qartësisht rregullorja parashikon që ndryshimi i rregullores kërkon një afat të përcaktuar prej të paktën 2 javë. Dhe në procedurë të përshpejtuar duhet respektuar të paktën afati 1 javor. Po kërkojmë konsensus mbështetur në atë që parashikon rregullorja. Ajo që kundërshtojmë ne është që Edi Rama kërkon ta a trajtojë Kuvendin si noter të vendimeve të tij të paligjshme”, tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll