Politike

"Nuk parashikohet shumë nga rregullorja"/ Balla: Është çështje me rëndësi riorganizimi i Kuvendit

Teksa foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit, Balla shtoi se riorganizimi i Kuvendit është një çështje me rëndësi.

15 Shtator 2025, 13:46 Nga I.A
"Nuk parashikohet shumë nga rregullorja"/ Balla: Është
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla kërkesa së PS për zgjerimin e Komisioneve Parlamentare në 11 nuk ka nëvojë që të njoftohet para. Teksa foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit, Balla shtoi se riorganizimi i Kuvendit është një çështje me rëndësi.

"Në Shqipëri Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 Komisione. Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja. Brenda kësaj javë duhet shqyrtim i dekreteve për qeverinë, dhe konferenca e kryetarëve duhet të jetë gati për diskutimin e kohës së debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër. Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll