15 Shtator 2025, 13:16
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, duke e cilësuar si produkt të rrjetit të Rragamit dhe Spiro Bardhit dhe duke akuzuar për lidhje me kartelin e Suel Çelës. Berisha tha se Peleshi solli në Shqipëri 4.3 tonelata pesticide të ndaluara nga ligjet evropiane dhe shqiptare, të rrezikshme për Ballkanin.
Ai akuzoi gjithashtu Pirro Vengun për shndërrimin e Portit të Durrësit në pronësi të kartelit të drogës Troplini dhe për krime të pallogaritshme ekonomike.
"Niko Peleshi është produkt shumë interesant i Rragamit, Spiro Bardhit, i transferuar pas dorëzimit të Korçës tek karteli i Suel Çelës, i transferuar tek Suel Çela. Aferat e Niko Peleshit për termocentralin në Maliq janë të gjitha të hapura. Peleshi është ministri i Bujqësisë që është akuzuar se ka krijuar fermat e tij, por unë nuk them për këtë se nuk kam dokumente. Por Peleshi solli këtu 4.3 tonelata pesticide të shkallës më helmuese, merkurialë dhe fosforganik, me të cilët helmohej i gjithë Ballkani.
Importi i të cilave ishte i ndaluar me ligjin evropian dhe shqiptar. Niko Peleshi ka mbrojtjen e plotë të Edi Ramës dhe mercenar Dumanit. Dhe tani, ai vendoset si figura e dytë e shtetit. Natyrisht kur ka një figurë të parë që firmos Diellën në emër të Kushtetutës dhe ligjit, në fakt aty vendosej edhe konia e Lubisë në atë vend, nuk do kishte ndonjë dallim të madh. Pirro Vengu, nuk dua ta prish gojën se këtij i del emri i vërtetë me germat që ka. Një anëtar i kartelit Troplini. Gjatë periudhës së tij si drejtor, porti i Durrësit u shndërrua totalisht në pronësi dhe administrim të kartelit ndër më të fuqishmit në botë të drogës, kartelit Troplini.
Çdo emërim, çdo lëvizje, çdo gjë në Durrës bëhej vetëm nëpërmjet kartelit. Një kg kokainë nuk është kapur gjatë gjithë periudhës që ka qenë ky drejtor. Pirro Vengu është famozi që firmosi që porti i Durrësit të asgjësohet, t’i kalojë materialisht Al Alabarit, duke kryer kështu një krim të përmasave më të mëdha, të pallogaritshëm.
Vazhdoi veprën e Peleshit, i cili i dha bazat e ushtrisë oligarkëve të Ramës dhe Ramës. Jo vetëm nuk revokoi vendimet antiligjore, por përkundrazi bëri gjithçka për zbatimin e tyre dhe sot bazat kryesore të ushtrisë në brigjet shqiptare janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjet nga Edi Rama dhe enturazhi i tij," tha Berisha.
sali berisha niko peleshi
Politike
15 Shtator 2025, 12:52
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ‘ministrja e tij për prokurimet’ ‘Diella...
Politike
15 Shtator 2025, 12:47
I.A
Klodian Skënderi
TIRANË- Avokati mbrojtës i Jamarbër Malltezit ka kërkuar pavlefshmëri të të gjitha akteve procedur...
Politike
15 Shtator 2025, 12:35
I.A
Orest Berberi
DURRËS- Anëtari i Kryesisë së FRPD, Orest Berberi, ka akuzuar qeverinë dhe bashkinë e Durrësit për nj...
Politike
15 Shtator 2025, 12:11
I.A
PS
TIRANË- Partia Socialiste ka zgjedhur sot nënkryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga Opozita. Mës...
Politike
15 Shtator 2025, 12:01
I.A
James Rubin
HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin rrëfeu detaje nga roli i tij gjatë pr...
Politike
15 Shtator 2025, 11:50
I.A
Klodjana Gjyzari
TIRANË- Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbrojtja e tij po akuzojn...
Politike
15 Shtator 2025, 11:36
I.A
James Rubin
HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin është pyetur për takimin e fundit me ...
Politike
15 Shtator 2025, 11:26
I.A
PS
TIRANË- Mbledhja e grupit parlamentar socialist ka përfunduar ditën e sotme. Pas diskutimeve në këtë mbledhje jan&eum...
Politike
15 Shtator 2025, 11:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Gjyqi për çështjen Partizani ka nisur ditën e sotme në GJKKO. Kryetari i Partisë Demokratike, Sal...
Politike
15 Shtator 2025, 10:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Dumani mori përgjigjen që meritonte nga DASH, për p&e...