Politike

"Koçiu është licenca e re për krimin!"/ Berisha: Lamallari dhe Evis Sala janë të klanit të Sorosit

Ndërkohë që më tej Berisha theksoi se Koçiu është licenca e re për krimin

15 Shtator 2025, 13:19 Nga I.A
"Koçiu është licenca e re për krimin!"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha i ka bërë skanerin kabinetit qeveritar ‘Rama 4’, që sipas tij janë garanti i vijimit të vjedhjeve dhe krimeve shtetërore. Duke u ndalur te emrat e përveçëm, Berisha theksoi se ‘Blendi Gonxhe është hajduti më i stërvitur i Ramës. Ndërkohë që më tej Berisha theksoi se Koçiu është licenca e re për krimin.

"Të flasësh për Blendi Gonxhen, njeriun që mbyti Tiranën, njeriun që shtoi barrën fiskale mbi automjetet në Shqipëri të paktën 6 herë, njeriun që me kompaninë e tij Albarent dhe kompaninë e djalit të tij, kanë vjedhur me dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Njeriun, që duke u faturuar taksa e tarifa shërbimesh qytetarësh, vazhdon bashkë me Edi Ramën vjedhjen e madhe të pistës së Formula 1 në Elbasan, që u nis me gjoja 10 milionë euro dhe thuhet se po përfundon me 230 milionë euro.

Gonxhe është hajduti më i stërvitur i të gjithë zyrtarëve shqiptarë dhe ky u mbajt me çdo kusht. Pse po ndalem këtu? Ndalem këtu sepse kriteri më kryesor i emërimeve të Edi Ramës ka qenë një dhe vetëm një: vjedhja, korrupsioni, korrupsioni dhe Xhorxh Sorosi. Klubi i Sorosit. Njëlloj si Rama, ai Lamallari është një urith i klanit të Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Jo vetëm Lamallari, por edhe mjekja Evis Sala, e emëruar në konflikt flagrant interesi të Edi Ramës me familjen Sala. Anri Sala është një fenomen, një gjeni në fushën e vet, por për rrethana krejtësisht enigmatike, detyrohet të bëhet patron i shkarravinave të Edi Ramës.

I shkarravinave pa asnjë vlerë. Vendos reputacionin e tij të padiskutueshëm ndërkombëtar në shërbim të një narkodiktatori. Kjo Koçiu është licencë e re për krimin. Po, për krimin dhe trafiqet e drogës, e cila premton një mburojë për to. Pirdeni është Diella prej së vërteti. A ia vlen të komentohet? Jo. Se çfarë kishte ajo, ia mori Diella virtuale. Pra, disa nga komentet për eksponentët, por të tjerë që nuk u përmendën, mos mendoni se janë më pak mëkatarë ose potencial për mëkatarë. Ndaj dhe ky është kabineti më i pamëshirë që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll