Politike

EMRAT/ Kush janë nënkryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga Opozita  

Te Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do të jetë Iris Luarasi ndërsa në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportin do të jetë Evis Kushi. 

15 Shtator 2025, 12:11 Nga I.A
EMRAT/ Kush janë nënkryetarët e komisioneve parlamentare që
PS

TIRANË- Partia Socialiste ka zgjedhur sot nënkryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga Opozita. Mësohet se në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale do të vendoset Eduard Shalsi, ndërsa Erjon Malaj nënkryetar i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Te Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do të jetë Iris Luarasi ndërsa në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportin do të jetë Evis Kushi. 

Emrat e Zgjedhur:

Eduard Shalsi – Nënkryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Iris Luarasi – Nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Evis Kushi – Nënkryetare e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin

Erjon Malaj – Nënkryetar i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

eduard shalsi iris luarasi evis kushi erjon malaj

Sondazh

Poll