Politike

Rubin rikujton takimin e fundit me Thaçin: Donim ti jepnim fund konfliktit

15 Shtator 2025, 11:36 Nga I.A
Rubin rikujton takimin e fundit me Thaçin: Donim ti jepnim fund
James Rubin

HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin është pyetur për takimin e fundit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në vitin 2019. Rubin tha se atëherë kishte një kontratë me Qeverinë e Kosovës për të përfaqësuar përpjekjet e Thaçit për të arritur paqe me Serbinë.

“Unë isha shumë i gëzuar që ta shoh”, tha Rubin, duke kujtuar momentin e takimit.

Ai shtoi se përpjekjet e tyre synonin të sillnin paqe mes Kosovës dhe Serbisë dhe të siguronin njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

Pikërisht këtë synova në punën time me të - t’i jepnim fund konfliktit, të sillnim paqe e stabilitet në rajon dhe të arrihej njohja e Kosovës dhe njohja e Serbisë si dy shtete të pavarura, që jetojnë në paqe dhe siguri. Ky do të ishte një përfundim i bukur i një historie mjaft të dhimbshme”, tha Rubin.

james rubin hashim thaçi

Sondazh

Poll